Koronavirusi pezullon edhe transportin publik, masa drastike në qytetin me 11 milionë banorë

Nga A2 CNN
9 Janar 2021, 14:17 | Bota
Koronavirusi pezullon edhe transportin publik, masa drastike në qytetin me

Qyteti kinez Shijiazhuang, në provincën Hebei, i cili po përjeton një kulm të rasteve me Covid-19 që nuk janë parë në vend për muaj me radhë, ka pezulluar plotësisht transportin publik, për 11 milionë banorët e tij.

Shërbimet e taksive, metrove dhe autobusëve do të pezullohen nga mesnata e së shtunës deri në një njoftim të ri.

Kina bllokoi qytetin prej 11 milionësh pasi zbuloi 117 raste të reja me koronavirus. Që nga e premtja, provinca Hebei ka identifikuar një total prej 334 rastesh të transmetuara lokalisht që nga 2 janari, kur filloi shpërthimi.

Banorëve iu është ndaluar të largohen nga qyteti. Autostradat kryesore u bllokuan, stacionet e trenave dhe autobusëve u mbyllën dhe fluturimet u anuluan.

Banorët gjithashtu janë urdhëruar të vetë-karantinohen në shtëpi për shtatë ditë pasi kanë bërë një test të detyrueshëm Covid-19. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos