“Rrezik për nxitje dhune”, Twitter mbyll përgjithmonë llogarinë e Trump

Nga A2 CNN
9 Janar 2021, 09:21 | Bota
“Rrezik për nxitje dhune”, Twitter mbyll përgjithmonë

Twitter ka mbyllur përgjithmonë llogarinë e Donald Trump, duke e cilësuar atë si rrezik për nxitje të dhunës, pasi ngjarjeve të fundit në Kongresin amerikan.

“Pas një analize të kujdesshme të postimeve të fundit në Twitter nga llogaria @realDonaldTrump dhe konteksti që lidhet me to, ne kemi pezulluar përgjithmonë llogarinë si rezultat i rrezikut për nxitje të mëtejshme të dhunës,” tha kompania. Twitter thotë se e mori vendimin “bazuar në një numër faktorësh,” përfshirë “planet për protesta të armatosura në të ardhmen që kanë filluar të shfaqen” në këtë platformë.

Të enjten, Facebook, njoftoi se do të ndalojë Presidentin Donald Trump të postojë në llogarinë e tij, të paktën deri në përurimin e Presidentit të zgjedhur Joe Biden.

Ndërkohë, në një reagim në llogarinë zyrtare të presidentit në Twitter, Trump ka paralajmëruar mundësinë e krijimit të një platforme të re në mediat sociale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos