Koronavirusi pezullon punën e zyrës konsullore në ambasadën e Romës

Nga A2 CNN
14 Tetor 2020, 20:52 | Aktualitet
Koronavirusi pezullon punën e zyrës konsullore në ambasadën

Zyra konsullore e ambasadës shqiptare në Romë njofton se ditën e nesërme do të pezullojë të gjitha shërbimet e saj për shkak se një anëtar i stafit ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Në njoftimin e kësaj ambasade bëhet me dije se i janë nënshtruar testit dhe punonjësit e tjerë dhe se ndërkohë është duke u bërë dhe dezinfektimi i të gjitha ambienteve.

Zyra konsullore e ambasadës në Romës bën me dije se nesër do të njoftojë dhe se kur nis puna pasi është në pritje të rezultateve të tamponit për punonjësit e tjerë të testuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos