
Vendimi i qeverisë për mbajtjen e detyrueshme të maskës nuk i ka sensibilizuar qytetarët. Në rrugët e Tiranës ata lëvizin lirshëm pa barrierat mbrojtëse, ndonëse mund të ndëshkohen me gjobë duke nisur nga e enjtja.
Qytetarët nuk janë dakord që të vendosin maska në ambientet e hapura. Disa të tjerë shprehen edhe kundërshtues për zbatimin e rregullave të autoriteteve shtetërore, por e pranojnë për t’iu shmangur ndëshkimit.
Më të vështirë mbajtjen e maskave do ta kenë pensionistët, vështirësi që e ndjejnë në buxhetin e tyre.
Në fakt deri me tani në dyert e farmacive nuk ka dyndje qytetarësh për të blerë maska. Ndërsa farmacistët sqarojnë dhe arsyet, nga ato financiare tek efekte anësore të mbajtjes së maskës.
Ndërsa situata vijon e njëjtë në shërbimin urban. Qytetarët udhëtojnë pa maska. Shoferët e linjave urbane po ashtu nuk respektojnë mbajtjen e maskave gjatë udhëtimit. Duke nisur që nga dita e enjte, çdo qytetarë që refuzon vënien e maskës do të gjobitet me 3 mijë lekë. (A2 Televizion)