
Roland Garros, “Grand Slam”-i në fushat me dhe’ që luhet në Paris, ka njoftuar ndryshimin e datës së nisjes së tij për shkak të koronavirusit.
Turneu i madh i tenisit do të luhet nga 6 shtatori në 6 tetor, ndërkohë që ishte parashikuar që të niste në 24 maj.
Ky ndryshim është një “bombë” për kalendarin tenistik, pasi datat e përzgjedhura përkojnë me ato të zhvillimit të Laver Cup në Boston dhe me ato të Shën Pjetërburgut, Çengdusë, Zhuait dhe Sofias. (A2 Televizion)