Koronavirusi, rritet shitja e marijuanës në SHBA

Nga A2 CNN
10 Prill 2020, 10:04 | Lifestyle
Koronavirusi, rritet shitja e marijuanës në SHBA

Konsumi i marijuanës arriti në nivele rekord në muajin mars në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kur në fuqi hynë dhe masat shtrënguese, mes të cilave ajo e qëndrimit në shtëpi, për shkak të koronavirusit.

Agjencia “Bloomberg” citon një sondazh të Cowen&Co mbi 2500 persona, 33% e të cilëve pranoi se ka provuar ditët e fundit kanabis për herë të parë, përqindje kjo rekord krahasuar me periudha të tjera.

Në muajin mars, 12.8% e të pyeturve pranoi se ka përdorur marijuanë edhe kjo një tjetër shifër në rritje krahasuar me vitin paraardhës.

Cowen shpjegon që shitjet janë rritur ndjeshëm në mars sepse amerikanët kanë dashur të kenë marijuanë rezerva për shkak dhe të mbylljes së dyqaneve nga pandemia e koronavirusit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos