Koronavirusi, Tirana mes kontrolleve, dezinfektimeve dhe shëtitjeve

Nga A2 CNN
12 Mars 2020, 17:40 | Fotolajme

Policia Rrugore dhe ajo Ushtarake kanë vijuar me kontrollet në rrugët e kryeqytetit të enjten, për të identifikuar persona që kanë ardhur së fundmi në Shqipëri nga vende me raste të personave të infektuar me koronavirusin Covid-19.

Ndërkohë, autoritetet lokale kanë dezinfektuar rrugët, sidomos pas koshave të plehrave, por edhe taksitë, të cilat do të ndërpresin aktivitetin gjatë fundjavës, duke nisur nga ora 6:00 e së premtes.

Edhe pse numri i njerëzve në rrugët e kryeqytetit është pakësuar, nuk kanë munguar edhe persona, qoftë edhe të moshuar, që kanë dalë për të marrë rreze dielli, ose të tjerë që bëjnë foto me maska në fytyrë.

Deri tani, në vendin tonë janë konfirmuar 23 raste të personave të prekur nga koronavirusi iri, ku fatkeqësisht është shënuar edhe 1 viktimë. Në njoftimin e përditshëm për mediat, që nga e enjtja përmes komunikimit elektronik, Ministria e Shëndetësisë tha se në kryeqytet janë shënuar 16 raste, në Durrës 3, në Elbasan 2, dhe nga 1 rast në Lushnjë dhe Rrogozhinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos