Koronavirusi u merr jetën 19 personave në një azil në Madrid

Nga A2 CNN
17 Mars 2020, 15:08 | Bota
Koronavirusi u merr jetën 19 personave në një azil në Madrid

Lajme të rënda vijnë edhe nga Spanja sa i përket situatës së krijuar nga koronavirusi. “El Pais” shkruan se të paktën 19 persona, të prekur nga koronavirusi, të cilët ishin shtruar në spital, kanë ndërruar jetë.

Një burim nga spitali ka thënë për “El Pais” se të moshuar të tjerë, pjesëtarë të azilit “Monte Hermoso” ndodhen në gjendje rëndë.

Në Spanjë, janë konfirmuar mbi 11 mijë persona të prekur me koronavirus, nga të cilët kanë ndërruar jetë 499.

Pas mesditës së të martës, numri i personave aktualë të prekur nga koronavirusi në të gjithë botën kaloi shifrën 100 mijë, për herë të parë që prej shpërthimit të pandemisë, edhe pse në Wuhan, vendi ku lindi virusi, ka pasur vetëm një rast të ri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos