SHBA, testohet te një grua vaksina kundër koronavirusit, por duhet kohë për vlerësimet

Nga A2 CNN
17 Mars 2020, 09:21 | Bota
SHBA, testohet te një grua vaksina kundër koronavirusit, por duhet

Një lajm shprese në luftën ndaj koronavirusit të përhapur tashmë kudo në botë vjen pikërisht nga një prej zonave më të goditura të Shteteve të Bashkuara, në Seattle.

Kompania bio-teknologjike Moderna, në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Kombëtar, ka filluar për herë të parë testimin te njeriu të një vaksine kundër koronavirusit.

https://www.youtube.com/watch?v=3XLe37JpQFw

Vaksina, e quajtur mRNA-1273, u testua tek një 43-vjeçare e quajtur Jennifer Halle, e cila tregohet entuziaste, e intervistuar nga prestigjiozja Time gjatë fazës së injektimit. “Shpresoj të funksionojë dhe të shpëtojmë sa më shumë jetë, dhe të rikthehemi tek jeta e mëparshme”, thotë ajo.

https://a2news.com/2020/03/16/shba-nis-testimin-e-vaksines-kunder-koronavirusit-te-njerezit/

Vaksina, duhet thënë, është ende në fazën e saj të parë, dhe kompania po kërkon vullnetarë të tjerë për ta eksperimentuar. Vaksina ka disa veçori, si për shembull nuk përmban virusin, siç ndodh në shumë vaksina të tjera, por vetëm një pjesë të kodit të tij gjenetik, i quajtur mRNA, i domosdoshëm për virusin që të depërtojë në trupin e njeriut. mRNA-1273 është edhe nga vaksinat e para që nuk janë testuar tek kafshët.

Gjithsesi, kjo nuk do të thotë se procesi i vaksinimit masiv do të ndodhë së shpejti. Periudha e vlerësimit të vaksinës do të zgjasë të paktën 12 muaj, përpara se të shpallet si efektive ndaj koronavirusit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos