Pas revoltave në burgje, Italia merr masa për seksionin e “sigurisë së lartë”

Nga A2 CNN
17 Mars 2020, 09:59 | Bota
Pas revoltave në burgje, Italia merr masa për seksionin e

Pas protestave të 9 marsit në burgje, autoritetet italiane janë detyruar të transferojnë 70 të burgosur.

Rreth 200 forca të policisë morën pjesë në operacionin e transferimit të 70 të burgosurve nga burgu i Melfit, në Potenza, të gjithë nga seksioni i “sigurisë së lartë”.

Më 9 mars, në këtë burg u zhvillua një revoltë, ku u morën peng 9 persona, mes të cilëve roje sigurie dhe personel mjekësor.

Revolta nisi ndaj masave të marra për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në burgje. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/03/09/revolte-ne-burgjet-italiane-pas-masave-kunder-koronavirusit-6-te-denuar-humbin-jeten/

A2 CNN Livestream

Latest Videos