Koronavirusi "u prish festën" studentëve të harbuar

Nga A2 CNN
15 Mars 2020, 16:28 | Lifestyle

Plazhi më i famshëm i Majamit “South Beach”, është mbyllur si pjesë e masave të autoriteteve amerikane për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Qindra e mijëra studentë u larguan të mërzitur, pasi po shpresonin të kalonin pushimet e pranverës, një traditë e hershme e tyre.

Plazhi do të qëndrojë i mbyllur për publikun të paktën deri më 19 mars, edhe pse Kryebashkiaku i Majamit, Dan Gelber, deklaroi se pushimi i pranverës praktikisht ka mbaruar me shpalljen e gjendjes së emergjencës të enjten.

Rastet e personave të diagnostikuar me koronavirus në Florida kanë kaluar 60, por kjo nuk i pengoi gjatë kësaj jave studentët e etur për festa në plazh që të zbrisnin në shtetin jugor nga e gjithë Amerika, për të kaluar disa ditë relaksi pas përfundimit të sezonit. “Plazhet e Majamit janë destinacion turistik mjaft tërheqës dhe do të ishte e papërgjegjshme nga ana jonë t’i mbanim hapur”, tha Kryebashkiaku Gelber.

Përveç plazheve, sipas rregullave të reja të miratuara nga autoritetet, të gjithë klubet e natës dhe restorantet në Majami duhet të kufizojnë në 250 numrin e personave brenda ambienteve të tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos