Koronavirusi, ulet kurba e të prekurve në Maqedoninë e Veriut

Nga A2 CNN
10 Maj 2020, 13:25 | Ballkani
Koronavirusi, ulet kurba e të prekurve në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut raportoi 20 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, shifër kjo më e ulët, krahasuar me 36 që ishte një ditë më parë.

Komunat ku u shënuan rastet e reja me Covid-19 janë ato të Shkupit, Kumanovës, Prilepit, Tetovës, Manastirit dhe Gostivarit.

Deri në këto momente, numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me koronavirus që nga fillimi i epidemisë arrin në 1642, të shëruarve janë 1136, ndërsa pacientët që kanë ndërruar jetë janë 91. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos