
Planifikimet jorealiste të buxhetit, me optimizëm të tepruar nga qeveria janë arsyet pse gati çdo vit, po korrigjohet me akt normativ drafti më i rëndësishëm i financave publike.
I ftuar në “A2 Business” të Aurora Sulçes, eksperti i ekonomisë, Mateo Spaho deklaroi se ministria e Financave duhet t’i marrë parasysh në hartimin e buxhetit elementët deri diku të paparashikuar, si zhvlerësimi i euros.
Ai argumenton se qeveria do të dështojë këtë vit me rritjen ekonomike, e planifikuar me optimizëm në 4.5%, pa marrë parasysh risqe potenciale, si kostot e PPP-ve në buxhet dhe krizën ekonomike që pritet të prekë vendet fqinjë, si Italia. (A2 Televizion)