
Një ngjarje e rrallë vjen nga NBA, në ndeshjen mes Houston Rockets dhe San Antonio Spurs.
Ylli i Houston, James Harden, në një kundërsulm e sipër realizoi një kosh, por asnjë nga arbitrat e ndeshjes nuk mundi ta vërë re. Kjo pasi topi në momentin e zhytjes doli sërish nga koshi duke shkaktuar konfuzion tek gjyqtarët që lejuan lojën të vazhdojë.
Rockets ishin në avantazh të 15 pikëve në atë moment, por në fund u mposhtën pas kohës shtesë, me San Antonion që fitoi ndeshjen 135-133.
Ky episod po shqyrtohet nga krerët e NBA që do të vendosin nëse do të riluhen 7 minuta e 50 sekondat nga perioda e katërt apo do të konfirmojnë fitoren e San Antonio Spurs. (A2 Televizion)