Myrto Uzuni nuk ndalet. Pas golit të shënuar në kampionatin kroat fundjavën e kaluar, futbollisti beratas gjen sërish rrugën e rrjetës, kësaj radhe në Kupën e Kroacisë.
Në çerekfinalen e këtij kompeticioni, Lokomotiva e Zagrebit luajti në transfertë ndaj Sibenikut. Në minutën e 28, Uzuni zhbllokoi shifrat.
Pas një krosimi nga e djathta, topi u devijua me kokë dhe përfundoi në këmbët e Uzunit, i cili shënoi me të majtën.
Ndërkohë, Enis Çokaj shënoi golin e tretë të takimit që përfundoi 0-3. (A2 Televizion)