Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë arritur një dakordësi për rezolutën finale për Kosovën që pritet të miratohet në seancën e së nesërmes në Kuvend. A2 CNN ka zbardhur dokumentin e plotë dhe pritet që të enjten deputetët të dalin me një qëndrim të unifikuar mbi sulmin e 24 shtatorit. Palët kanë rënë për të mbështetur pa rezerva Rezolutën e Kosovës, në të cilën theksohet nevoja e një hetimi ndërkombëtar për Serbinë dhe rolin e saj në sulmin në veri. (A2 Televizion)
Kosova bashkon PS-PD, zbardhet drafti final i rezolutës për sulmin në veri që pritet të miratohet të enjten në Kuvend
