Real Madridi vazhdon marshimin në Champions League, por këtë herë iu desh të kalonte një provë të vështirë në Athinë. AEK befasoi madrilenët që në minutën e 12-të, kur Aboubakary Koita realizoi një gol të bukur, duke ndezur atmosferën në stadium.
Reagimi i skuadrës së Jose Mourinhos erdhi me Jude Bellingham, i cili barazoi në minutën e 32-të me një goditje elegante me thembër. Por grekët nuk u dorëzuan dhe në minutën e 75-të Stavros Pilios riktheu avantazhin për vendasit. Vetëm pak fare më vonë, Kylian Mbappé vendosi baraspeshën, ndërsa Federico Valverde vulosi përmbysjen në minutat shtesë. Një fitore që e çon Realin në kuotën e 12 pikëve pas katër ndeshjesh, me katër fitore në po kaq takime, shkruan A2.
Stambolli i dhuroi një mbrëmje të paharrueshme Fenerbahçes, që mposhti Liverpoolin 3-2 dhe i dha fund startit perfekt të anglezëve në Champions League. Trey Nyoni kaloi në avantazh të kuqtë në minutën e 25-të, por Mason Greenwood barazoi vetëm katër minuta më vonë. Liverpooli riktheu epërsinë me Alexander Isak në minutën e 69-të, por reagimi turk ishte i menjëhershëm. Broën barazoi ndërsa Vedat Muriqi realizoi golin e fitores në minutën e 79-të, pas një aksioni të nisur nga një rivënie anësore.
Një rezultat me peshë të madhe, pasi Liverpooli vinte pas tri fitoreve radhazi në këtë kompeticion. Për Fenerbahçen ishte fitorja e parë në këtë edicion, por edhe fundi i një serie prej dhjetë ndeshjesh pa fitore në fazën kryesore të Champions League.
Një fitore me shumë rëndësi për Borussia Dortmundin, që konfirmon edhe një herë forcën e saj në ndeshjet europiane në shtëpi. Verdhezinjtë triumfuan 2-1 ndaj Real Betisit, duke i shkaktuar spanjollëve humbjen e parë pas një starti perfekt në fazën e ligës.
Porto dhuron një mbrëmje fantastike përballë Napolit, duke triumfuar me rezultatin e thellë 4-1 ndërsa Club Brugge mori një fitore me shumë vlerë në transfertën holandeze, duke mposhtur PSV Eindhoven 2-1.
Manchester City mori një tjetër fitore të rëndësishme në Champions League, duke triumfuar 3-2 në transfertën ndaj Leipzigut. Qytetarët vazhdojnë të konfirmojë dominimin në këtë rivalitet, me katër fitore në gjashtë përballjet europiane mes tyre. (A2 Televizion)