Nga Manchester City te Real Madridi, Stavro Pilo po përjeton momente të veçanta në Champions League.
Mbrojtësi i majtë shqiptar ka lënë gjurmë në skenën europiane, fillimisht me golin ndaj skuadrës së Guardiolës dhe tashmë duke gjetur sërish rrugën e rrjetës përballë gjigantëve të Madridit, shkruan A2.
I lindur më 10 dhjetor 2000 në Rodos të Greqisë, Pilo ka origjinë shqiptare nga Dropulli. Formimin futbollistik e mori te Pas Janina, ku hodhi hapat e parë si profesionist. Në sezonin 2021-2022 u huazua te Iraklis, përpara se në verën e vitit 2023 të transferohej te AEK-u i Athinës, ku luan edhe sot.
Një karrierë në rritje që tashmë ka marrë edhe ngjyrat kuqezi. Pilo debutoi me Shqipërinë në mars të vitit 2026, në sfidën ndaj Polonisë, ndërsa deri tani numëron pesë paraqitje me fanellën e Kombëtares.
Një alternativë me vlera për repartin defensiv të trajnerit Rolando Maran. Pilo ofron energji, shpejtësi dhe prirje për të marrë pjesë në aksionet sulmuese. Konkurrenca me Mario Mitajn pritet të jetë një tjetër element pozitiv për Shqipërinë, pasi tekniku italian tashmë ka dy alternativa për krahun e majtë.
E ardhmja kuqezi premton… (A2 Televizion)