KPA nuk pranon konsulenten ligjore për Gashin, seanca në 23 prill

Nga A2 CNN
4 Prill 2019, 12:51 | Aktualitet

Komisioni i Posaçëm i Apelimit shtyu për në datë 23 prill shqyrtimin e ankimimit të ish prokurores së Prokurorisë së Përgjithshme Rovena Gashi. Shkak për shtyrje, ishte përfaqësimi i saj ligjor në seancën e sotme me gjyqtaren Ema Gashi, që është motra e saj. Një përfaqësim të tillë, Komisioni vendosi të mos e legjitimojë, ndërsa këshilloi Rovena Gashin të zgjedhë një avokat, nëse e vlerëson të nevojshme. Gashi ankimoi pranë KPA vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili e shkarkoi nga detyra. Por, ndërsa pritet që KPA të vendosë në seancën e 23 prillit mbi ankimimin e Rovena Gashit, ndihmësja e saj ligjore që është dhe e motra, Ema Gashi, thotë se do të vazhdojë të jetë në këtë pozicion. Sipas saj, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, nuk e legjitimoi si konsulente ligjore me pa të drejtë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos