
Presidenti Ilir Meta është takuar ditën e sotme me Kryeministrin në detyrë të Kosovës dhe bashkëshorten e tij, Anitën.
Ka qenë vetë Presidenti Meta që ka postuar në “Facebook” një foto nga takimi, ndërsa i ka uruar fitore edhe Kosovës në ndeshjen e mbrëmjes ndaj Malit të Zi.
“I lumtur të takohesha sot me Ramushin dhe Anitën te "Mrizi i Zanave" dhe të kalonim çaste të gëzueshme, duke uruar edhe fitoren e Dardanëve sot!”, shkruan Meta bashkëngjitur fotos. (A2 Televizion)