All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Arrihet marrëveshja, qindra ushtarë ukrainas të plagosur transportohen jashtë Azovstal

Nga A2 CNN
16 Maj 2022, 23:57 | Aktualitet
Arrihet marrëveshja, qindra ushtarë ukrainas të plagosur
All - Paragraf - 1

Për qindra ushtarë ukrainas të uzinës Azovstal të Mariupolit, makthi mund të ketë përfunduar. Janë 264 ushtarët e Kievit, më së shumti pjesë e batalionit Azov, që kanë lënë kompleksin gjigant industrial për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore në të cilën gjenden, pas pothuajse 2 muaj sulmesh të njëpasnjëshme të forcave ruse.  

Hapjen e një korridori humanitar e kishte deklaruar pasdite vetë ministri i mbrojtjes rus, Sergej Shoigu.

All - Paragraf - 3

“Sot pas një seri negociatash me palën ukrainase kemi dakordësuar transferimin e ushtarakëve të plagosur nga uzina, ushtarakët do të dërgohen në republikën popullore të Donjeckut dhe do të kurohen sipas nevojës”, deklaroi ai.

https://a2news.com/2022/05/15/ruset-bombardojne-azovstalin-me-fosfor-nato-ukraina-mund-te-fitoje/

Kjo gjë ka ndodhur, dhe ushtarakët janë transportuar me autobusë fillimisht  në zonat e kontrolluara nga forcat proruse të Donbasit, dhe më pas janë shkëmbyer me ushtarë rusë duke u kthyer në zona të kontrolluara nga Kievi.

Mbetet ende i paqartë numri i ushtarakeve që ndodhen në Azovstal dhe nëse pas transportit të plagosurve do të rifillojnë sulmet ruse apo uzina do të braktiset nga të gjithë ushtarakët ukrainas.   (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos