KQZ e “përkëdhelur” nga ODIHR, Celibashi nxit qeverinë dhe opozitën për rekomandimet

Nga A2 CNN
28 Korrik 2021, 22:10 | Politikë
KQZ e “përkëdhelur” nga ODIHR, Celibashi nxit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është ndjerë “i përkëdhelur” nga vlerësimet e raportit të ODIHR për administrimin e procesit prej tij.

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi i konsideron ato shtysë për përmirësim të mëtejshëm. Nga ana tjetër, “KQZ nxit qeverinë dhe opozitën që vërejtjet dhe rekomandimet e këtij raporti të adresohen sa më parë dhe plotësisht dhe ofron ekspertizën dhe gjetjet e KQZ-së për ndryshimet e mundshme ligjore me dobi për procesin e reformës së rekomanduar nga OSBE/ODIHR”.

Ndërkohë, Ambasada Amerikane iu bashkua serisë së reagimeve diplomatike dy ditë pas publikimit të raportit.

“Ne kemi mbajtur shënim Raportin Përfundimtar të ODIHR mbi zgjedhjet, i cili ndërtohet mbi bazën e raportit paraprak të 26 prillit”, thuhet në reagim, ndërsa nxisten institucionet “që të shqyrtojnë raportin dhe rekomandimet për të përmirësuar më tej zgjedhjet në Shqipëri”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos