Raporti i DASH, Tabaku: Shqipëria ka qeverinë më të korruptuar në Europë

Nga A2 CNN
28 Korrik 2021, 12:07 | Politikë
Raporti i DASH, Tabaku: Shqipëria ka qeverinë më të

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, komentoi raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën e investimeve.

Sipas Tabakut, ky raport konfirmoi edhe njëherë se Shqipëria ka qeverinë më të korruptuar në botë.

“Tanimë është një fakt i mirënjohur botërisht se Shqipëria ka qeverinë më të korruptuar në Europë.

Ky nuk është thjesht një perceptim, por një realitet i provuar tanimë nga dhjetëra raporte ndërkombëtare që vërtetojnë korrupsionin në nivelet më të larta të qeverisë dhe abuzimet me tenderat publikë.

Këto janë kthyer në  sëmundje kronike për Shqipërinë, pasi fatkeqësisht raporti i vitit 2021 mbi klimën e investimeve në vend vazhdon të përsërisë të njëjtat shqetësime që janë vendosur në një raport të tillë nga DASH, së paku që nga viti 2015”, shprehet Tabaku. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/07/27/klima-e-investimeve-dash-korrupsioni-i-larte-problem-edhe-kontratat/

A2 CNN Livestream

Latest Videos