Kremi kundër diellit i rrezikshëm? Shkencëtarët: Kimikatet shkojnë në gjak

Nga A2 CNN
8 Maj 2019, 17:22 | Lifestyle
Kremi kundër diellit i rrezikshëm? Shkencëtarët: Kimikatet

Për dekada të tëra, kremi i plazhit ka qenë një lloj super mbrojtësi, i promovuar nga mjekët dhe ekspertët e bukurisë në të gjithë botën për ruajtjen e lëkurës nga rrezet ultraviolet. Por tani, studiuesit kanë zbuluar se disa prej kimikateve për bllokimin  e rrezeve të dëmshme depërtojnë në gjak në nivele të tilla, sa për të nxitur hetime qeveritare, thotë CNN.

Në veçanti janë 4 kimikate të përdorura në kremrat e plazhit që po merren në shqyrtim nga shkencëtarët. Por a ka vend për panik, e për ta lënë veten të pambrojtur para rrezeve të diellit? “Në asnjë mënyrë”, pohojnë ekspertët, sipas të cilëve të digjesh nga dielli është shumë më me rrezik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos