“Më pak trafik, më shumë lehtësi për banorët”, Rama njofton se kur përfundon “Rruga e Gjashtë” në Sarandë

Nga A2 CNN
29 Tetor 2026, 16:24 | Aktualitet

“Më pak trafik, më shumë lehtësi për

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se punimet për “Rrugën e Gjashtë” dhe hapjen e tunelit në Sarandë po avancojnë me ritme të shpejta, ndërsa përfundimi i tyre parashikohet vitin e ardhshëm.

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë thekson se ky investim synon të lehtësojë qarkullimin, të ulë trafikun dhe të përmirësojë kushtet e lëvizjes për banorët dhe turistët që vizitojnë Sarandën çdo vit.

Sipas kryeministrit, projekti përbën një nga investimet më të rëndësishme infrastrukturore për qytetin bregdetar.

“Më pak trafik, më shumë lehtësi për banorët dhe kushte më të mira për mijëra turistë që zgjedhin Sarandën çdo vit .

Punimet për “Rrugën e Gjashtë” dhe hapjen e tunelit po avancojnë me ritme të shpejta, për të përfunduar vitin e ardhshëm, duke i dhënë jetë një prej investimeve më të rëndësishme infrastrukturore për Sarandën”, shkruan Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos