Kremlini: Zelensky duhet të njohë Krimenë si territor rus dhe pavarësinë e rajoneve separatiste

Nga A2 CNN
9 Mars 2022, 14:27 | Bota
Kremlini: Zelensky duhet të njohë Krimenë si territor rus dhe

Volodymyr Zelensky duhet të njohë Krimenë si territor rus, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov, duke komentuar gatishmërinë e Presidentit të Ukrainës për të diskutuar për statusin e gadishullit të aneksuar që në vitin 2014. “Pozicioni ynë është i qartë, Krimea është krahinë ruse dhe duhet të njihet de facto dhe de jure”, tha Peskov.

Ai shtoi se edhe dy rajonet separatiste që kanë shpallur Republika Popullore në Luhansk dhe Donetsk duhet të nisen si të pavarura. “Janë shtete sovrane dhe të pavarura dhe janë njohur nga Federata Ruse. Duhet të njihen gjithashtu de facot dhe de jure nga Ukraina”, shtoi Peskov.

Një ditë më parë, në një intervistë me televizionin amerikan ABC, Zelensky tha se ishte i gati të diskutonte mbi statusin e këtyre territoreve me homologun rus, Vladimir Putin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos