Një ditë më zhvillime pas bllokimit të parlamentit nga deputetët e opozitës sot, sic edhe ishte paralajmeruar. Deputetët e grupit Berisha-Bardhi zunë vendet e ministrave dhe nuk lejuan zhvillimin e seancës. 23 nga 26 prej tyre u përjashtuan nga kuvendi. Sali Berisha morri rolin e kryeparlamentarit dhe nisi seancën e tij me transmetim në Facebook. Deputetë socialistë e ministra ndodheshin në sallë, por gjithë aksionin e kishte opozita. Berisha debatoi ashpër me Ermonela Felajn, paralajmëroi Bledi Çuçin se do e nxirrte jashtë, akuzoi Ramën dhe qeverinë. Berisha tha se kjo dite shenon nje fillim te ri per opoziten dhe se kjo eshte vetem nisja e qendreses me te gjitha format e nje beteje deri ne mosbindje civile, greva dhe protesta, qe duhet te rikthejne parlamentarizmin. Edhe pse seanca nuk u mbajt, deputetet demokrate qendruan ne salle me drita fikur. Rreth këtyre zhvillimeve flasim sot në Debat nga Alba Alishani. (A2 Televizion)
“Krenar për reformën”, Deputeti socialist: Drejtësia të ndëshkojë kë të dojë
