Këshilli i Lartë i Prokurorisë më në fund u ngrit para një jave. Afatet ligjore që parashikonte ligji u tejkaluan dhe Parlamenti u detyrua të zgjidhte një Prokurore të Përgjithshme të Përkohshme, akt ky që u cilësua antikushtetues nga opozita. KLP është një organ tejet i rëndësishëm, pasi jo vetëm zgjedh Prokurorin e Përgjithshëm, por është ngarkuar me ligj të ngrejë edhe SPAK-un që është Struktura e Posaçme Antikorrupsion. Një ditë më parë, u ngrit KLP duke miratuar disa akte dhe ngritur 3 komisione. Në emisionin i “Ftuari” të gazetarit Endri Xhafo në A2, Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi foli për procesin e ngritjes së këtij institucioni kaq të rëndësishëm për reformën në drejtësi dhe atë se çfarë pritet. (A2 Televizion)
Kreu i KLP: Kriteret në favor dhe disfavor të rizgjedhjes së Arta Markut
