
Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres pritet të takohet sot me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë.
Megjithatë pritshmëritë për rezultat të mundshëm nga takimi janë të ulëta, pas dështimit të përpjekjeve të mëparshme diplomatike.
Bisedimet mes Putin dhe Guterres thuhet se do të fokusohen tek qyteti i rrethuar i Mariupolit, ku pavarësisht se kanë shpallur fitoren forcat ruse kanë dështuar të marrin kontrollin e uzinës së çelikut, Azovstal.
Ukraina i ka kërkuar Guterres të garantojë hapjen e një korridori humanitar për evakuimin e civilëve të strehuar në impiantin metalurgjik. Shefi i OKB-së pritet të vizitojë edhe Kievin ditën e enjte ku do të takohet me presidentin Volodymyr Zelensky. (A2 Televizion)