
Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) verifikoi kushtet ligjore për kandidatët e SPAK-ut.
Komisioni i zhvillimit të karrierës, pasi ka marrë aplikimin e 3 kandidatëve, ka arritur në përfundim se ata nuk kanë masa disiplinore në fuqi dhe se kanë paraqitur platformën e tyre.
Sipas KLP-së, Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili plotësojnë kushtet ligjore për të vazhduar garën për kreun e SPAK. (A2 Televizion)