
Ishte e thirrur në një aktivitet për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, por në fjalimin e saj nuk foli për hapa apo masa konkrete. Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Fëmijëve, Bora Muzhaqi, po drejton një nga ministritë pa portofol, krijuar në këtë mandat të tretë qeverisës.
Pas ngjarjes tragjike të Fierit, natyrshëm gazetarët e pritën për të marrë më shumë informacion nga ministrja për nismat në mbrojtje të fëmijëve, më shumë sesa plani i saj për aktivitetin e radhës në agjendë. Por Bora Muzhaqi tregoi se nuk e ka kuptuar ende punën që i është besuar.
Rastet e denoncimit të dhunës ndaj fëmijëve apo edhe shkelja e të drejtave të tyre, mbetet një fenomen në heshtje pasi nuk ka ende mekanizmat e duhur të trajtimit të të përfshirëve.
Në mbrojtje të fëmijëve, rol kryesor luan edhe buxheti i dedikuar, por që ende nuk ka një financim të duhur ndaj institucioneve.
Sipas përfaqësuesve të Avokatit të Popullit, për mbrojtjen e fëmijëve pritet më shumë edhe nga trekëndëshi shkollë-komunitet-familje. (A2 Televizion)