Rama: Shqipëria nuk do të strehojë refugjatët e vendeve të pasura. Patronazhistët janë aset i pazëvendësueshëm

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2021, 11:25 | Politikë
Rama: Shqipëria nuk do të strehojë refugjatët e vendeve

Kryeministri Edi Rama hodhi poshtë lajmet e përhapura në mediat britanike se është arritur një marrëveshje për të sjellë në Shqipëri emigrantët e paligjshëm që mbërrijnë në ishull.

“Shqipëria nuk do të jetë kurrë një vend ku vende shumë të pasura do të krijojnë kampe për refugjatët e tyre. Asnjëherë!”, tha Rama për gazetarët pas përfundimit të mbledhjes me drejtuesit politikë të qarqeve.

Kryeministri tha se socialistët janë gati për zgjedhjet lokale, që pritet të zhvillohen në 6 bashki të mbetura pa kryetar. Ai tha se nuk ka ndërmend t’i bëjë kërkesë presidentit për diçka që është detyrë e tij.

Sa i përket përdorimit të patronazhistëve në zgjedhje, Rama i quajti aset i pazëvendësueshëm. “Të gjithë partitë që funksionojnë si të tilla e që fitojnë i kanë. Që nga Partia Demokratike e Republikane në Amerikë. Kështu që nuk diskutohet që do të aktivizohen”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos