Krimi në familje, Duma: S’kemi ndërtuar mekanizëm efikas mbrojtës

Nga A2 CNN
12 Shkurt 2019, 14:11 | Aktualitet
Krimi në familje, Duma: S’kemi ndërtuar mekanizëm efikas

Përveç aksionit të opozitës, Grida Duma foli edhe për vrasjet e ndodhura së fundmi në familjet shqiptare.

Duma u shpreh se deri tani nuk është ndërtuar asnjë mekanizëm efikas mbrojtës. Ajo theksoi se thellësisht problemet nuk janë vetëm të mendësisë, por janë edhe ekonomike.

https://youtu.be/nWENbN3KYw0?t=718

“Nuk po ndërtojmë asnjë mekanizëm mbrojtje ndaj kësaj. Nuk kemi infrastrukturë. Ne si sociologë duhet të çojmë në alternativë për të bërë diçka më mirë. Unë do të përfshihem shumë në atë që quhet draftimi i minimumit jetik. Thellësisht problemet nuk janë vetëm të mendësisë, por janë edhe ekonomike. Nëse familja nuk është funksionale, ajo nuk duhet të qëndrojë bashkë. Shoqëria shqiptare po pëson një emancipim që vjen nga zhvillimi ekonomik i saj i pashmangshëm. Atje ku ka më shumë të ardhura, gruaja largohet më me lehtësi nga vatra e dhunës”, tha Grida Duma. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos