11 komisionerë zgjedhorë të Shijakut në zgjedhjet e vitit 2017 janë arrestuar me urdhër të Gjykatës së Posaçme për llogari të dosjes hetimore 339. Komisionerët e siglave të PS, PD, LSI e PR akuzohen se kanë lejuar të votohet në 3 qendra votimi për persona që nuk ishin në Shqipëri ditën e zgjedhjeve. Kjo lëvizje e SPAK solli reagimet e njëpasnjëshme të politikës, por nuk mungoi dhe postimi i ambasadores amerikane Yuri Kim, që e cilësoi si pikënisje për zbulimin e lidhjeve mes krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ndërsa Presidenti dhe demokratet akuzojnë Ramën për krimin zgjedhor, ky i fundit e sheh si një moment për domosdoshmërinë e depolitizimit të administratës zgjedhore. (A2 Televizion)
Krimi zgjedhor, presidenti e PD akuzojnë Ramën, Yuri Kim vlerëson SPAK
