Një prej kategorive më të prekura në situatën ku ndodhet vendi janë të rinjtë. Gjithnjë, ata janë gjendur mes një paqartësie të tregut të punës, dëshirës për t’u larguar apo pamundësisë për t’u përshtatur me tregun në vendin tonë. Këtë vit, shumë prej tyre kaluan ashtu si të gjithë ne, një situatë të pazakonte. Mësimi u zhvillua online për shkak të pandemisë, ndërsa fakultetet do të zhvillojnë pas shumë polemikash zgjedhjet. Për të kuptuar më mirë këtë situatë, Mirdaim Axhamin, pedagog i marketingut në Fakultetin e Ekonomisë, foli në A2. (A2 Televizion)
Të rinjtë dhe tregu i punës, si përgatiten studentët në universitete dhe çfarë kërkon biznesi?
