Kryeministrit Edi Rama ju nevojiten disa orë për të mbajtur një qëndrim rreth incidentin me këngën nacionaliste serbe kundër Kosovës të vendosur në Bruksel. Në fjalën e tij gjatë forumit të zgjerimit shefi I qeverisë ende nuk ishte qartësuar se pse ishte vendosur ajo këngë.
“Nuk e di nëse ishte e qëllimtë apo rezultat i injorancës, apo fakti që një këngë pa shije nacionaliste u interpretua në prag të këtij forumi”, tha Rama.
Ai e pranoj që jo pak herë ka qenë në pozicionin e Avokatit të Serbisë, për kësaj radhe kujtoi Beogradit se cila është rruga më e mirë për të.
Edhe pse në Shqipëri nuk zhvillon konferenca, Rama nuk ka arritur t’i shpëtojë pyetjeve për protestat në Tiranë nga gazetarët e huaj apo në tryezat ndërkombëtare.
Këtij interesi, Rama u mundua t’ja faturonte Presidentit amerikan Donald Trump. Si një dashuri posesive, Edi Rama i kujtoi BE që nuk do ta lërë të qetë pa u martuar më të.
Kërkesa për të kaluar nga dashuria në martesë nuk e ndaloi për tu ankuar se sa të vështirë po ua bën rrugën Brukseli, por ish ministri letonez e kundërshtoi Ramën, duke I treguar që kompleks ka qenë rrugëtimi për çdo shtet.
Rama tregohet i hapur për integrimin gradual, por duke nënvizuar faktin që të jetë një proces i bazuar në meritë, jo vetëm nga situatat gjeopolitike. (A2 Televizion)