Kriminelë të vërtetë, disa personalitete të showbiz-it dhe tani… Donald Trump me foton ikonike

Nga A2 CNN
27 Gusht 2023, 17:41 | Bota

Për shumë njerëz, një foto si i pandehur, është hapi i parë drejt dënimit me burg, por Donald Trump shpreson që falë kësaj foto, t’i rikthehet presidencës.

Por ai nuk është politikani i parë me një foto të tillë, ish-senatori dhe kandidati demokratik për zgjedhje presidenciale John Edwards, u akuzua por kurrë nuk u dënua për planet e zbuluara, për të shkelur ligjet e financimit të fushatës për të fshehur një aferë.

Ish-kongresmeni i Teksasit, Tom Delay, u dënua për pastrim parash dhe konspiracion…. më pas, dënimi me burg u rrëzua.

Ish-guvernatori Rick Perry po ashtu u akuzua për abuzim me pushtetin. Kur akuzat ndaj tij u tërhoqën, ai bëri lëvizjen, që shumë e cilësuan si triumfin e tij, foton si të pandehur, e shfrytëzoi për të mbledhur para.

Por kjo nuk ka ndodhur vetëm në politikë. Gati 30 vite më parë, fotoja e famshme iu bë edhe O.J.Simpson. Më pas, revista “Time”, me pak sfond të zi përqark, e përdori atë për kopertinën e saj. “Time” kërkoi falje për veprimin që bëri.

Sa personalitete të famshme e kanë bërë po të njëjtën foto, para aparatit të policisë, nga Jane Fonda, tek i buzëqeshuri Robert Downey JR. Lindsay Lohan në moshë më të re apo edhe miliarderi Bill Gates, shumë vite më parë, shumë përpara se të bëhej miliarder.

Ka edhe foto të burgut, që janë bërë ndër vite e dekada, realisht ikonike. Një prej tyre është ajo e liderit të të drejtave civile, Martin Luther King, deri tek ajo e John Leëis. Të arrestuar në kohë për luftën e tyre të vazhdueshme në mbrojtje të të drejtave civile.

“Kjo foto moderne nisi si traditë në fund të viteve 1800. U shpik nga detektivët francezë, si një mënyrë për të ruajtur sa më mirë në arkiv foto të të dyshuarve dhe kriminelëve. Nga ajo kohë, miliona foto të tilla janë realizuar. Por kurrë më parë një ish presidenti amerikan, aq më tepër një njeriu që kërkon të rizgjidhet president”, thotë reporteri Tom Foreman. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos