Presidenti Ilir Meta iu përgjigj kritikëve lidhur me propozimin e tij për vendosjen në krye të KLSH të Bahri Shaqirit.
Meta u përgjigj shumë shkurt, duke deklaruar se në punën e tij e udhëheqin Kushtetuta dhe interesi publik.
“Kushtetuta dhe interesi publik më udhëheqësin në veprimet dhe aktet e mia”, tha Meta. Kujtojmë se zëra nga mazhoranca pohuan se Shaqiri nuk plotësonte kriteret ligjore për këtë detyrë.
Këto deklarata Meta i bëri, ndërsa mbajti homazhe para bustit të Ismail Qemalit, në kuadër të 100-vjetorit të vdekjes së tij. (A2 Televizion)