Kriza e pensioneve, nevojitet një skemë shoqërore hibride

Nga A2 CNN
11 Janar 2022, 16:15 | Ekonomi
Kriza e pensioneve, nevojitet një skemë shoqërore hibride

Thellimi i deficitit të pensioneve kërkon një ndërhyrje të menjëhershme. Sipas ekspertëve nevojitet një shtyllë e re në sistemin e pensioneve dhe një formë alternative midis sistemit privat dhe shtetëror, i cili do të gjeneronte pensione më të larta dhe më shumë investime publike. 

https://a2news.com/2022/01/11/deficiti-i-pensioneve-tatimet-kane-121-milione-euro-kontribute-pa-mbledhur/

Ekspertët vlerësojnë se duhen masa urgjente për të shmangur thellimin e mëtejshme të deficitit të skemës së pensioneve, përpara se ajo të kthehet në një rrezik serioz për financat publike. Naim Hasa propozon një model që zbatohet edhe në një pjesë të vendeve të rajonit dhe që parashikon bashkëpunimin e sistemit privat me atë shtetëror të sigurimeve sipas një skeme hibride.

Aktualisht, Shqipëria e ka sistemin e pensioneve me dy shtylla: shtetëror dhe privat. Pavarësisht masave të ndërmarra në vite, skema e pensioneve mbetet deficitare dhe çdo vit përdoren nga buxheti i shtetit 240 milionë euro për mbulimin e saj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos