Kriza ekonomike, Mesi: Po punohet për ndihmë konkrete për industrinë prodhuese, fasonët dhe eksportet

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2021, 22:16 | Ekonomi
Kriza ekonomike, Mesi: Po punohet për ndihmë konkrete për

Senida Mesi, deputete e Partisë Socialiste, tregoi në “A2 Business” se kush janë sektorët që qeveria po mendon t’i ndihmojë për të kaluar krizën ekonomike të shkaktuar nga pandemia.

“Buxhetet janë dhe në varësi të nevojave, nuk do të fillojnë investime të reja dhe nuk do të ketë shpenzime të reja buxhetore pa realizuar ato që kemi sot imediate. Ndihma për biznesin ndahet në ndihmë për punonjësit dhe ndihmë për të gjetur zgjidhje, si kredi, grante apo programe të tjera punësimi. Po punohet për ndihmë konkrete për industrinë prodhuese, fasonët dhe eksportet. Fokusi është tek ata për momentin”, u shpreh Mesi.

https://a2news.com/2021/02/10/lazimi-ne-a2-business-deri-ne-6-mujorin-e-pare-te-ketij-viti-do-te-kemi-situate-te-veshtire-ekonomike/

“Vjet u lançuan dy forma ndihmash për operatorët turistikë. Edhe në buxhetin e këtij viti janë parashikuar fonde për të përballuar pandeminë. Unë e kuptoj shqetësimin e bareve dhe pjesës së turizmit, por në fillim është shëndeti, pastaj ekonomitë familjare e më pas ekonomitë e luksit”, shtoi deputetja socialiste.

https://a2news.com/2021/02/10/shifrat-dramatike-te-turizmit-vathi-nuk-arketojme-asgje-nga-nentori/

Ndërsa Majlind Lazimi, ekspert ekonomie, bëri thirrje që të mos bëhen shpenzime publike sa kohë që do të zgjasë pandemia: “Situata ekonomike po shkon drejt një kome. Koha nuk pret për një plan emergjence. Nuk ka pse bëhen shpenzime publike prej 1 miliard dollarësh kur jemi në emergjencë. Sot, duhet një paketë incentivuese për biznesin e vogël dhe të mesëm. Kemi emergjencë ekonomike dhe investimet publike, efektin e tyre do ta japin në vitin 2022. Këtë vit, çfarë do të bëjmë? Qeveria të marrë borxh edhe për këto 4-5 muaj”.

Sipas Albert Gajos, “masa dhe eficenca e ndihmës së qeverisë ka qenë e ulët sepse u shpërnda në paga dhe nuk kishte efekt te bizneset”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/02/10/masat-e-reja-kryetari-i-shoqates-se-bareve-dhe-restoranteve-nuk-e-shtrengojme-dot-me-shume-rripin/

A2 CNN Livestream

Latest Videos