Kriza me Iranin, sanksionet e reja amerikane prekin industrinë dhe zyrtarë

Nga A2 CNN
11 Janar 2020, 08:02 | Bota
Kriza me Iranin, sanksionet e reja amerikane prekin industrinë dhe

Shtetet e Bashkuara prezantuan sanksionet e reja të vendosura kundër Iranit pas sulmeve në dy bazat ushtarake në Irak. Uashingtoni njoftoi ndëshkimet ekonomike që prekin industrinë tekstile dhe atë të çelikut.

Gjithashtu, në sanksione janë përfshirë edhe një sërë zyrtarësh të lartë iranianë, të cilët drejtuan sulmet kundër bazave amerikane.

Masat e reja ndëshkuese u njoftuan nga sekretari i shtetit, Mike Pompeo dhe ai i Thesarit, Steven Mnuchin.

https://a2news.com/2020/01/10/pervec-qasem-soleimani-t-shba-tentoi-te-vriste-nje-tjeter-zyrtar-iranian/

Tensionet mes Uashingtonit dhe Teheranit u përshkallëzuan ndjeshëm pas vrasjes së gjeneralit iranian Qasem Soleimani. Megjithatë, palët kanë përjashtuar mundësinë e një lufte të re në Lindjen e Mesme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos