Ekspertët e ekonomisë i bëjnë thirrje qeverisë që të marrë masa për të minimizuar efektet e krizës italiane në Shqipëri. Për Vjoldi Danaj, duhen mbrojtur fasonët, si industria që është e orientuar thuajse tërësisht drejt Italisë. Eksperti Danaj vlerëson gjithashtu se efektet do të ndihen te remitancat. kjo pasi emigrantët shqiptarë rrezikojnë vendet e punës dhe rrjedhimisht, do të pakësojnë sasinë e të ardhurave që dërgojnë pranë familjeve në atdhe. (A2 Televizion)
Kriza në Itali, ekspertët apel qeverisë që të mos ndihet në Shqipëri
