All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Kriza në kufirin amerikan, demokratët miratojnë 4.5 miliardë dollarë ndihma

Nga A2 CNN
26 Qershor 2019, 23:40 | Bota
All - Paragraf - 1

Rastet e vdekjeve dhe denoncimet e shumta për fëmijë të neglizhuar në kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara, shtynë demokratët të miratonin një paketë ndihmash, prej 4.5 miliardë dollarësh.

Megjithatë projektligji përballet tani më sfidën e Senatit të kontrolluar nga republikanët. Ata po konsiderojnë një projektligj rival me më pak kufizime mbi mënyrën se si agjencitë kufitare mund të shpenzojnë paratë.

Votimi
All - Paragraf - 3

 Versioni demokrat, përmban një sërë rregullash strikte që parashikojnë përdorimin e parave vetëm për ndihma humanitare e jo për sulmet ndaj emigrantëve apo murin kufitar.

 Shtëpia e Bardhë tha se presidenti do të vendoste veton ndaj projektligjit në formën e tij aktuale. Politika ‘tolerancë zero’ e Donald Trump u njoftua në fillim të 2018-tës dhe duke përndjekur të rriturit që kalojnë kufirin ilegalisht ka rezultuar në ndarjen e fëmijëve nga prindërit. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos