
Autoritetet franceze njoftuan se nuk kanë asnjë arsye të besojnë se prapa zjarrit që shkrumboi katedralen e Notre Dame qëndron një veprim kriminal.
Shkaqet mbesin ende të panjohura, por tani hetuesit po shqyrtojnë mundësinë e neglizhencës.
Një cigare jo e fikur mirë ose një defekt elektrik janë dhe dy opsione të tjera që aktualisht po merren në konsideratë.
Zjarri shkrumboi një pjesë të konsiderueshme të katedrales ikonë të Parisit më 15 prill, duke i shembur plotësisht çatinë. Kjo ngjarje shokoi të gjithë botën, me biznesmenë të fuqishëm që dhanë kontributin e tyre financiar për rindërtimin e katedrales 850-vjeçare. (A2 Televizion)