Kriza në PD, Salianji: Të largohet Basha e Berisha që demokratët të bashkohen

Nga A2 CNN
11 Mars 2022, 15:32 | Politikë
Kriza në PD, Salianji: Të largohet Basha e Berisha që

Teksa as Lulzim Basha, as Sali Berisha nuk pranojnë të bëjnë një hap pas, nënkryetari i grupit parlamentar të PD-së, Ervin Salianji, propozon si të vetmen rrugë për bashkimin e demokratëve, largimin e të dyve.

“E vetmja gjë që duhet bërë është të krijohen mundësitë për t’u bashkuar të gjithë duke lënë mënjanë përgjegjësit e kësaj krize. Nuk ka ndonjë diskutim nga dy drejtuesit e fushatës. Duhet të kemi predispozicion nga palët për të bërë çdo lloj lëshimi për të mirën e PD-së. Jam i gatshëm të lëshoj gjithçka për t’u bashkuar”.

Salianji tregon në një intervistë për A2 CNN, dy elementet që e bindën se Lulzim Basha, nuk duhet të jetë më kryetar i demokratëve.

“Krizë besimi te lidershipi i PD-së që u shfaq te mosmarrja pjesë e gjysmës së votuesve të 25 prillit dhe duke shkuar në logo tjetër. Në një garë me kandidatë më të dobët se tanët ku deputetët më të spikatur ishin në krahun e PD-së, nuk ia dolëm të ishim fitues, më bën të kërkoj një akt ndërgjegjësimi”.

Shumica e grupit parlamentar e ka bërë të qartë se nuk e mbështet me Bashën, gjë të cilën pritet t’ia komunikojnë edhe zyrtarisht me shkrim. Nëse kryetari do të refuzojë të largohet, Salianji thotë se nevojiten vendime nga strukturat e partisë.

“Fakti që shumica e grupit parlamentar kërkon dorëheqjen e kreut të partisë ka njëlloj deligjitimimi të tij. Vendimmarrja do të jetë e këtyre strukturave, që do të jetë grupi parlamentar e kryesia, të gjithë do të dëgjohen”.

Salianji nuk pranoi të deklaronte nëse ka ndërmend të kandidojë për kryetar të PD-së, por theksoi nevojën që lidershipi i ri të shkojë përtej afrimit të demokratëve, duke tërhequr pranë vetes edhe qytetarët e paangazhuar politikisht. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos