
Deputeti demokrat, Edmond Spaho, është konfrontuar me efektivët e Policisë së Shtetit gjatë protestës së zhvilluar në Korçë, këtë të premte, për të kundërshtuar rritjen e çmimit të naftës, por edhe të produkteve të tjera.
Përleshja erdhi për shkak se policia nuk lejonte grupin e protestuesve të bllokonte një prej rrugëve të qytetit, për të mos lejuar qarkullimin e mjeteve. Megjithatë, pas disa momenteve të tensionuara, protestuesit arritën të bllokojnë rrugën.
Protesta nisi paradite nga disa studentë, të cilët lanë mësimin për të kundërshtuar shtrenjtimin e kostove të jetesës. Në protestë dolën studentë nga të gjitha fakultetet të cilët marshuan në rrugët kryesore të Korçës, për t’u bashkuar në Universitetin Bujqësor. Gjatë ditës, atyre iu bashkuan edhe qytetarë të tjerë, si edhe deputetë demokratë, si Spaho dhe Sorina Koti. (A2 Televizion)