
Autoritetet në Portugali kanë vendosur që të trajtojnë si rezidentë të përhershëm të gjithë emigrantët, të paktën deri në 1 korrik, për t’u siguruar që ata të kenë akses së shërbimet publike gjatë pandemisë së koronavirusit.
Aplikuesit për rezidentë, përfshirë azilkërkuesit duhet të kenë vetëm letrat e plotësuar për statusin që kërkojnë në Portugali që të kenë mundësi të përfitojnë nga shërbimi shëndetësor kombëtar, veprimet bankare dhe kontratat e qiramarrjes.
Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Brendshme, njerëzit nuk duhet të privohen nga të drejtat e tyre për t’u kuruar apo për të përfituar shërbimet publike vetëm se aplikimi i tyre nuk është shqyrtuar ende.
“Në këto kohë të vështira, të drejtat e emigrantëve duhet të garantohen”, tha Claudia Veloso.
Deri në këto momente Portugalia regjistron 5170 të prekur nga koronavirusi dhe 100 viktima. (A2 Televizion)