Turqia ndalon fluturimet, shkretohet aeroporti i Stambollit

Nga A2 CNN
28 Mars 2020, 13:50 | Bota
Turqia ndalon fluturimet, shkretohet aeroporti i Stambollit

Turqia ndaloi të gjitha fluturimet ndërkombëtare dhe kufizoi ato brenda vendit, si pjesë e masave për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Presidenti Rexhep Taip Erdoan bëri thirrje për një “karantinim vullnetar”, gjatë të cilit turqët do të qëndrojnë në shtëpi dhe do të dalin vetëm për të blerë ushqime apo ilaçe. Duke njoftuar masat e reja, ai tha se të gjitha fluturimet ndërkombëtare janë ndaluar dhe për udhëtimet brenda vendit duhet të merret aprovimi i guvernatorit të rajonit ku jetojnë.

Aeroporti i Stambollit, një nga më të mëdhenjtë dhe më të ngarkuar në botë, u duk i shkretuar gjatë fundjavës, ku edhe monitorët e informacionit ishin fikur.

Ndërkohë, Turqia numëron rreth 5700 të prekur dhe 92 viktima nga koronavirusi. Niveli i përhapjes është rritur në këtë shtet gjatë ditëve të fundit, ku vetëm në 24 orët e fundit u regjistruan mbi 2 mijë raste të reja me Covid-19.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos