Kryemadhi: Populli nuk është ngritur as për hallet e Lulit, as për hallet e Monës

Nga A2 CNN
21 Mars 2019, 11:03 | Politikë
Kryemadhi: Populli nuk është ngritur as për hallet e Lulit, as

Monika Kryemadhi u shpreh nga protesta te Parlamenti se tashmë është populli që e drejton atë dhe jo opozita. E pyetur nga A2 CNN, Kryetarja e LSI tha se populli nuk është mbledhur në këtë protestë për hallet e Bashës apo të saja, por për problemet e tij.

“Kjo nuk është revolta e një opozite, por revolta e një populli, i cili nuk është ngritur as për hallet e Lulit as për hallet e Monës. Njerëzit këtu janë ngritur për problemet e tyre. Edi Rama ka kaluar çdo cak me shqiptarët dhe ata nuk kanë për ta falur. Tashmë protestën e dorëzon populli”, tha Kryemadhi.

https://a2news.com/2019/03/21/kryemadhi-distancohet-nga-sulmi-me-boje-ndaj-gjonit-rama-eshte-regjisori/

Ajo u pyet nga A2 CNN edhe për deklaratat e një dite më parë të Presidentit Ilir Meta, i cili tha se është i gatshëm të lërë mandatin nëse shërben për zgjidhjen e krizës.

Por u mundua ta anashkalojë, duke thënë se LSI i ka të qarta qëndrimet e saj. “Si bashkëshorte nuk merrem fare me punën politike. Si kryetari e LSI, ne e kemi shumë të qartë pozicionin tonë, në marrëdhënie me Parlamentin, Qeverinë dhe reformën në drejtësi, e cila ka dështuar”, tha Kryemadhi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos