Fitorja e parë në Conference League, Egnatia shkruan historinë, mund 2-1 Lincoln Red Imps

Nga Dea Kozma
27 Nëntor 2026, 11:12 | Sport

Fitorja e parë në Conference League, Egnatia shkruan historinë,

Egnatia më në fund feston fitoren e parë në fazën e ligës së Conference League. Kampionët e Shqipërisë kanë shkruar një faqe të re në historinë e tyre evropiane, duke mposhtur Lincoln Red Imps me rezultatin 2-1 në “Arena Kombëtare”. Një triumf i vuajtur, por me vlera të mëdha për skuadrën rrogozhinase, që konfirmon se mund të rivalizojë edhe në arenën ndërkombëtare.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa rezultati u zhbllokua menjëherë pas pushimit. Në minutën e 47-të, Alessandro Albanese përfitoi nga një aksion i bukur i ndërtuar nga Fernando Medeiros dhe dërgoi topin në rrjetë.

Por emocionet nuk kishin përfunduar. Në minutën e 79-të, Jussef Flalhi Idrissi barazoi shifrat, duke rrezikuar t'i shuante festën Egnatias. Megjithatë, përgjigjja e vendasve ishte e menjëhershme. Vetëm dy minuta më vonë, Fernando Medeiros u shndërrua në heroin e mbrëmjes, duke shënuar golin e fitores.

Me këtë sukses, Egnatia shkon në kuotën e 5 pikëve pas katër ndeshjesh dhe mban të gjalla shpresat për të vazhduar aventurën evropiane. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos